Maratona e akullt, sfida e përvitshme ndaj natyrës

28/11/2017 14:27

Për çdo person në botë është e vështirë të mendohet sesa e argëtuese mund të jetë vrapimi në 42 km e Maratonës së Akullit në Antarktidë në një temperaturë deri në 30 gradë nën zero, por jo për protagonistët e saj.

Tashmë ky eveniment është i përvitshëm ku shumë sportistë kurajozë sfidojnë kushtet e natyrës në një prej vendeve më të ftohta të globit

Në edicionin e këtij viti të Maratonës së Akullt në Antarktidë morën pjesë 55 sportistë të cilët përveç 42 km të kësaj gare të izoluar, arritën të kompletojnë edhe 2 xhirot e parashikuara rreth kampit të eksplorimit Union Glacer në Ellsworth Land, vetëm 1000 km larg Polit të Jugut.

Në këto kushte ekstreme të motit për sportistët bëhet thelbësore hidratimi i trupit dhe organizatorët e Maratonës i kishin marrë masat duke siguruar ushqim dhe pije për pjesëmarrësit. Të 55 pjesëmarrësit arritën të mbyllin maratonën. të bën përshtypje se 14 prej këtyre garuesve kanë mundur të përfundojnë këtë eveniment të mbajtur r në të 7 kontinentet.

Fituesi i Maratonës së Akullt në Antarktidë u shpall danezi Frank Johansen me kohen 3 orë 37 minuta e 46 sekonda.

Top Channel