
Qeveri uniteti? Propozimi i LDK kundërshtohet nga Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve: Matematika është e thjeshtë
14/06 13:15
Policia e Kosovë ka arrestuar sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se ky veprim i fundit i policisë është bërë bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, duke u bazuar në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Në këtë rast, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore për realizimin e saj ndaj dy personave të përmendur nga ju”, ka thënë Ahmeti.
Top Channel