“Exil dhe Deja Vu”, premierat e balerinit Eno Peçi

27/11/2017 15:50

Shqiptari me famë botërore, Eno Peçi, balerin i parë i Operës së Vjenës, ngjiti premierën e tij koreografike në skenën e Universitetin të Artëve për publikun shqiptar. Mbrëmjen e së dielës, ai performoi vetë krijimin e tij më të ri “Deja vu” krah balerinëve të tjerë të TKOB, në një sallë të tejmbushur.

Baleti kontenporan i Peçit rrëmbeu duartrokitje të gjata nga publiku shqiptar, vëmendjen e së cilit e tërhoqi plastika, lëvizjet elegante të balerinëve dhe koncepti koreografik, me një skenografi minimaliste, ku në qendër të skenës dominonte një lavjerrës për të treguar kohën që përsëritet, teksa një çift njihet rastësisht, duke kujtuar e rikujtuar “deja vu”-në e këtij takimi.

Ndërsa pjesa e parë ngjiti në skenë balerinët e TKOB në “Exil”, një pjesë frymëzuar nga ngjarjet e vitit ’97 dhe eksodin e asaj kohe, pjesë e së cilit është edhe vetë balerini. Me ftesë të TKOB, Peçi ndau me publikun shqiptar, historinë e tij të jetës, në skenën shqiptare, një histori që prek akoma edhe sot pas 20 vitesh.

Top Channel