Kontrata e argjentinasit Lionel Messi me klubin katalanas dukej si një formalitet, për të larguar njëherë e mirë të gjithë zërat ngacmues që vinin nga klubet më të pasuara të Europës, që jo rrallë herë kanë futur hundët në punët e të tjerëve.
Në fakt, manovra që PSG-ja bëri në verë me Neymar kishte edhe vullnetin e brazilianit, ndërkohë që për argjentinasin historia është krejt ndryshe.
Messi, prej kohësh është shprehur qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi që e rriti, por ajo që ishte e pashmangshme ishte vlera financiare, me të cilën Barça do të paguante shërbimet e tij. E klubi katalanas nuk tutet përpara asnjë çmimi: 48 milionë euro në sezon dhe 700 milionë euro klauzola e prishjes së kontratës.
Me këtë manovër, Messi bëhet futbollisti më i paguar në botë, duke kaluar me 10 milionë euro edhe agjentinasin Tevez, ndërkohë që do të jetë pjesë e Barçës deri në moshën 34-vjeçare.
Por cilët janë futbollistët më të paguar në botë?
Top Channel