Kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur për një shtim të dialogut me diasporën, duke thënë se Shqipëria i mbetet borxhlie asaj për mundësitë e kufizuara për mbështetjen e tyre.
Presidenti ka folur në konferencën me temë “Dita e Dialogut me Diasporën”, në landin e Rhine-Westphalen, Këln.
Ai theksoi se rritja e mundësive për një dialog më të dobishëm dhe rezultativ me diasporën, rrit gjithashtu potencialin që kjo e fundit të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Institucionalizimi më tej i dialogut nëpërmjet Ministrisë së Shtetit për Diasporën është një urë e mirë bashkëpunimi, duke shpresuar që ajo të ndihmojë për ta bërë më të lehtë përballimin e trysnisë dhe presioneve që globalizmi ushtron sot ndaj ruajtjes së vlerave dhe traditave kombëtare.
Në këtë kontekst, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e promovimit të identitetit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, etj.
Duke u ndalur tek rëndësia e ofrimit të shërbimeve ndaj bashkëkombasve tanë, Presidenti Meta renditi disa nga përmirësimet që janë bërë në këtë aspekt, përfshirë shërbimet e dixhitalizuara, por duke veçuar marrëveshjet dypalëshe për mbrojtjen e ndërsjellë shoqërore, si ajo e hyrë tashmë në fuqi me Gjermaninë. Presidenti theksoi se të tilla marrëveshje janë veçanërisht të rëndësishme për vende ku shqiptarët janë më të shumtë në numër, si Italia, Greqia, Anglia, etj.
Duke cilësuar si ambasadorët më të mirë at large, artistët, sportistët, krijuesit, që shkëlqejnë në skenat evropiane, dhe përçuesit me të mirë të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Presidenti Meta bëri gjithashtu thirrje për një përpjekje të përbashkët për të përmbysur raportin e “brain drain”-it me “brain gain” në Shqipëri.
Presidenti u shpreh se beson tek aftësitë e mëdha të diasporës për një sukses më të madh në përmirësimin e imazhit të vendit, por duke shpresuar që të jetë veçanërisht lokomotivë e përshpejtimit të integrimit
Top Channel