Kompanitë e reklamave të Facebook, sipas një studimi të bërë nga profesionistë amerikanë dhe britanikë, kanë shigjetuar dhe ndikuar në sjelljen e miliona personave bazuar vetëm në një “Pëlqej” (Like).
Shkencëtarët kanë përdorur edhe disa faqe që kanë pëlqyer njerëzit për të parë personalitetin e tyre, duke treguar efektin e “bindjes psikologjike masive”, thotë studiuesit.
Ata zbuluan se njeërz që pëlqejnë disa faqe specifike në Facebook, si për shembull faqen e fansave të LadyGaga, kanë më shumë gjasa të jenë më konfident. Duke bërë pikërisht këtë, reklamuesit e Facebook kanë rritur shitjet e produkteve të bukurisë dhe aplikacionet e lojërave me 50% krahasuar me reklama që nuk kanë një target grup.
Studimi, i kryer nga universitetet e Kembrixh dhe Shkolla e Biznesit e Kolumbias në Nju Jork, tregon se edhe “gjurmët dixhitale” më të vogla përdoren për të ndikuar në sjelljen e një grupi të madh njerëzish.
“Ju pëlqen apo jo, por çdo hap që bëni online regjistrohet. Faqja që vizitoni, blerja që bëni, kënga që dëgjoni, mesazhet që postoni apo lexoni në rrjetet sociale, dhe faqet që ndiqni në Facebook”, thotë drejtuesi i studimit Sandra Matz, nga CBS
Top Channel