Nëse je një nga miliona blerësit në Amazon, të premten e zezë, atëherë urime…ke kontribuar që Jeff Bezos të bëhet një njeri që vlen 100 miliardë dollarë.

Themeluesi dhe aksionisti më i madh i Amazon, arriti në rekordin me 12 shifra për të parën herë sipas Bloomberg, një nga dy shërbimet kryesore që vlerësojnë pasurinë e më të pasurve të botës në kohë reale.

Forbes, shërbimi tjetër, vendos përkrah emrit të tij shifrën e 99.6 miliardë dollarëve. Aksionet e Amazon u rritën me 2.5 për qind të premten, duke e vendosur Bezos në krye. Ato u rritën edhe si pasojë e raporteve se shitjet online për ditën e Falenderimeve dhe të Premten e Zezë u rritën 18 për qind krahasuar me vitin e shkuar.

Bezos ka fituar rreth 2.4 miliardë dollarë vetëm gjatë të premtes së zezë. Ai zotëron 78.9 milionë aksione të Amazon me vlerë 93.6 miliardë dollarë. Kjo nuk përfshin të gjitha zotërimet e tij edhe pse dy kompanitë e tjera të profilit të lartë që ai ka në pronësi, Uashington Post dhe kompania e turizmit hapsinor Blue origin, nuk kanë të njëjtën peshë kur bëhen krahasime.

Vetëm këtë vit, aksionet e Amazon janë rritur me 58 për qind, mjaftueshëm për të pasuruar Bezos me afro 34 miliardë dollarë. Në fakt, fitimi i një dite të vetme prej 2.4 miliardë dollarësh, do të mjaftonte për t’i dhënë atij kreun e listës së Forbes për 1 mijë personat më të pasur në planet.

Bezos e fitoi titullin e njeriut më të pasur në botë në korrik, kur kaloi për pak kohë Bill Gates. Ai u zhvendos sërish në vend të dytë në tetor. Tani, themeluesi i Microsoft ka një pasuri prej 89 miliardë dollarësh sipas Forbes dhe Bloomberg. Gates besohet se është i vetmi person tjetër në glob që ka arritur shifrën e 100 miliardë dollarëve, në 1999.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA