45-vjetori i Akademisë së Shkencave, Luan Rama: Akademikët ikën!…

25/11/2017 14:25

Akademia e Shkencave shënon 45-vjetorin, e themeluar në vitin 1972. Nënkryetari i LSI-së Luan Rama kritikon akademikët, të cilët nuk e përkujtuan themelimin.

“Akademikët ikën!… Në 45-vjetorin e vet, Akademia e Shkencave prej themelimit, tek rrënimi!”, shkruan Rama.

“Mirëpo, asnjë fjalë prej askujt; pikë së pari prej vetë akademikëve, një pjesë e të cilëve mjerisht e mbajnë këtë titull pa asnjë meritë! Asnjë fjalë, asnjë veprimtari, asgjë! Njësoj si të mos ishte”, vijon më tej.

Rama kritikon edhe qeverinë e cila thotë thotë se “i ka shpallur luftë Akademisë nuk ndjente e as ndjen ndonjë detyrim të nderojë 45 vitet e ekzistencës e të punës së Akademisë. Sepse qeveria është e kyçur tek droga, kanabizimi i vendit, krimi e korrupsioni! Sepse qeverisë i kanë humbur patentat e po ja gjejnë rrugëve! Sepse qeverisë i janë shpallur në kërkim drejtorët e policisë – ushtarë të trafikantëve të drogës! Sepse qeverisë pasi ju kalbën palmat, para se ta zgjerojë edhe me dy korsi të tjera autostradën prej daljes nga Tirana deri në qafë të Kasharit, i duhet të mbjellë përkohësisht edhe disa miliona euro me pisha! Domethënë në rendin e punëve të qeverisë, Akademia nuk është! Ose është, por me impenjimin se si të mos jetë më!”, vijon më tej postimi i Luan Ramës.

Top Channel