Policia e Kosovës ka arrestuar paraditen e kësaj të premteje ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës një ditë më parë për mosparaqitje në seancën gjyqësore.

Albin Kurti është njëri prej deputetëve të Vetëvendosjes, që akuzohet për hedhjen e sprajit dhe gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave të vitit të kaluar, kur tentohej të bllokohej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së dalë nga dialogu me Beogradin.

Deputetët e Vetëvendosjes ishin mbledhur përpara Kuvendit mëngjesin e sotëm, mes një pranie të shtuar të forcave policore.

Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu, madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA