Bajram Jashanica është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga korçarët, ndoshta që në merkaton e janarit dhe një gjë të tillë e pranon vetë mbrojtësi korçar në një deklaratë për Supersport.
“Është e vërtetë që po negociohet mbi shitjen time, sepse të gjithë e duam një aventurë në Europë dhe nuk kam pse e fsheh. Është ende herët për të treguar emra, por besoj se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi ose Belgjikë”, tregoi numri 5 i korçarëve.
Jashanica e shijoi nga stoli fitoren e Skënderbeut ndaj Dinamos së Kievit, pasi vinte nga një dëmtim dhe Daja e kurseu për sfidën me Partizanin, në kampionat. Mbrojtësi vlerësoi fitoren ndaj ukrainasve, ndërsa shprehu keqardhjen për barazimin me Young Boys-in, që duket se peshoi shumë sot.
Top Channel