Në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Kir në mes të ditës, tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një mjet tip “Land Rover”, me të cilin udhëtonin shtatë persona.
Sipas policisë, pasi i kanë bërë shenjë shoferit të ndalonte, ata kanë qëlluar me armë gomën e parë të mjetit. Më pas kanë urdhëruar 7 personat që ndodheshin në mjet të zbrisnin, të linin telefonat e të largoheshin. Drejtuesit të mjetit i morën edhe portofolin. Policia thotë se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë fizike dhe mjeti u gjet i djegur.
Policia ka shoqëruar disa persona ne lidhje me ngjarjen dhe po punon intensivisht për identifikimin, dokumentinimin ligjor dhe kapjen e autorëve, thuhet në njofitmin zyrtar të policisë së Shkodrës.
Top Channel