De Biasi merr fitoren e parë në Spanjë

24/11/2017 00:00

Gianni De Biasi ka marrë tre pikët e para, në misionin e tij për të shpqtuar skuadrën spanjolle të Alaves, nga rënia nga Primera Division.

Skuadra e drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare triumfoi 0-2, në transfertën ndaj Levantes, ekip ku aktivizohet mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi.

De Biasi debutoi vetëm 24 orë pasi kishte nënshkruar kontratën me Alaves, javën e kaluar në ndeshjen e humbur 1-2 përballë Real Madrid, ndërsa pas një jave të plotë pune, tekniku ka marrë frytet e para.

Alaves mori sot tri pikët e para në kampionat, pasi deri tani numëronte plot gjashtë humbje në po kaq takime. Vlen të përmendet se Alaves ka shënuar vetëm tre gola, të tre në dy ndeshjet e drejtuara nga italiani De Biasi.

Top Channel