“Babagjyshi” vjen përpara kohe për “pilotët” e Realit të Madridit

24/11/2017 11:25

Për futbollistët e Realit të Madridit, dhuratat e festave të fundvitit duket se nisën para kohe.

Kompania e njohur e makinave që sponsorizon skuadrën galaktike, Audi organizoi ritualin e përvitshëm të dhurimit të mjeteve luksoze për ekipin e parë dhe trajnerët, duke i dhënë Zinedine Zidane, Ronaldos e të gjithë të tjerëve, prodhimet më të fundit të markës luksoze.

Ronaldo zgjodhi një model “Panther Black Rs7 Sportback” me vlerë 200 mijë euro, por nuk ishte makina e portugezit ajo më e shtrenjta në tufën e dhuratave të Audit. Sergio Ramos i kushtoi më shumë sponsorit të Realit të Madridit.

Para se të zgjidhnin dhuratat luksoze, futbollistë u impenjuan në një garë të bukur me simulimin e drejtimit të makinave të Formula E. Vendi i parë shkoi për Dani Carvajal, ndërsa pas tij Marco Asensio dhe Sergio Ramos.

FOTO GALERI
3/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA