Akuzat për korrupsion, Limaj shpallet i pafajshëm

24/11/2017 22:52

Pas një procesi të gjatë gjyqësor numri dy i qeverisë kosovare, Fatmir Limaj dhe katër bashkëpunëtorë të tij u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me akuzat për “korrupsion, krim të organizuar e keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një vendas, tha se nuk ka asnjë provë se zv/kryeministri dhe të tjerët, të ishin të përfshirë në veprat për të cilat akuzohej.

Procesi gjyqësor që u mbyll të premten, pasoi hetimet e nisura në prill të vitit 2010, nën dyshimet për korrupsion në kohën kur Limaj drejtonte Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit.

Limaj, që është kryetar i partisë Nisma për Kosovën, e ka quajtur rastin kundër tij si të motivuar politikisht.Edhe të akuzuarit e tjerë ish-truproja e Limajt, Shpejtim Telaku, ish-këshilltari i tij politik, Endrit Shala, dhe Nexhat Krasniqi e Forim Zuka, u shpallën të pafajshëm.

Një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shtator të vitit 2013 Limaj u shpall i pafajshëm për të dytën herë nga akuzat për krime lufte. Më herët në 2005-ën ishte Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-jugosllavisë që e çliroi nga të njëjtat akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA