Mjaft i lumtur për fitoren, por edhe për ecurinë në Europë të Skënderbeut, u shfaq edhe bosi i korçarëve, Ardian Takaj. Numri 1 i Skënderbeut vlerësoi fitoren dhe deklaroi se skuadra e arriti objektivin në Europë, ndërsa pranoi se grupi është forca më e madhe e këtij ekipi.
“Pavarësisht se nuk arritëm të kualifikohemi, skuadra e arriti objektivin e saj në Europë. Morëm një fitore mjaft të rëndësishme, që na duhet për të rritur koefiçientin në Europë. 5 pikë në fazën e grupeve dhe asnjë humbje në shtëpi, besoj se janë një rezultat mjaft i kënaqshëm, ndaj jam i lumtur. Sot më pëlqeu më shumë grupi. Nuk veçoj individë, sepse forca e vërtetë e këtij Skënderbeu, është grupi i ndërtuar”, tha Takaj.
Nuk mund të mungonte edhe vlerësimi për trajnerin Ilir Daja, për të cilin Takaj tha se flasin rezultatet, ndërsa u shpreh se do të vazhdojë gjatë bashkëpunimi mes palëve.
“Nuk kam çfarë të them për Dajën, sepse për të po flasin rezultatet. Ai është trajneri i duhur për ne dhe do të vijojmë një rrugë të gjatë bashkë. Objektivi në Europë u arrit dhe tani duhet të punojmë për të fituar titullin kampion”, u shpreh Ardian Takaj.
Top Channel