I rikthyer në stolin e Partizanit për t’i futur “të kuqtë” në rrugën e duhur të këtij kampionati, të nisur si mos më keq nën drejtimin e italianit Mark Iuliano, Sulejman Starova përballet tashmë edhe me “dorën e hekurt” të Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit.
Për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, – thuhet në argumentimin e dënimit të dhënë nga Disiplina e FSHF-së, – Sulejman Starova do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të Partizanit, respektivisht me Skënderbeun për Superioren dhe me Pogradecin për Kupën e Shqipërisë.
“Bobit” i ndalohet gjithashtu edhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave apo edhe në territorin përreth fushave të blerta në këto dy takime.
Partizanin pritet ta drejtojë në këto dy ndeshje Klevis Dalipi, zëvendëstrajner i “të kuqve”.
Top Channel