Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh mjaft i lumtur me fitoren e parë të arritur në grupet e Europa League-s, ndërsa evidentoi faktin se ky ishte një edicion mjaft i mirë për korçarët.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren edhe pasi ishim në disavantazh, për 3-pikëshin e parë në grupe dhe mbi të gjitha për mbylljen e edicionit pa asnjë humbje në shtëpi. Mendoj se bëmë një edicion mjaft të mirë dhe u përballëm denjësisht me të gjithë kundërshtarët, duke çuar në një nivel më të lartë përfaqësimi futbollin shqiptar. Më vjen keq për rezultatin e Beogradit, por në tërësi jam i kënaqur edhe me kaq, pasi grupi ishte mjaft i vështirë”, tha Daja.

Gjithsesi, duket se Ilir Daja ka edhe pishmane të vogla për disa takime, rezultatet e të cilave peshojnë shumë në mungesën e kualifikimit.

“Mendoj se në Beograd nuk e merituam të humbnim, për atë që dhamë në fushën e lojës, ndërsa ishim të pafat edhe në barazimin me Young Boys-in, ku dominuam totalisht. Nëse do të kishim marrë ndonjë pikë më tepër në këto sfida, ndoshta do ishim në pozita të tjera sot”, tha trajneri i Skënderbeut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA