Xavi: Shpresoj që Messi të qëndrojë përjetë te Barça

22/11/2017 12:43

Kontrata e Lionel Messit vazhdon të mbajë në ankth tifozët e Barcelonës, edhe pse drejtuesit e klubit deklarojnë se rinovimi i saj është bërë dhe se mungon fotoja e çastit.

Së fundmi, ai që ka bërë që të dëgjohen sërish sirenat e alarmit ishte Ivan Rakitiç, i cili deklaroi se nuk ishte 100% i sigurtë për qëndrimin e Messit te katalanasit. Një tjetër personalitet që ka folur në lidhje me këtë çëshitje është Xavi Hernandez, simboli i Barcelonës për rreth dy dekada.

“Lionel Messi ka nevojë për Barcelonën dhe Barcelona ka nevojë për Messin. Do të ishte diçka fantastike për këtë skuadër, nëse Messi vendos që të qëndrojë përjetë. Do të doja që ai të marrë një vendim të tillë, pasi do të ishte për të mirën e Barcelonës. Skuadra do të fitonte më shumë trofe me Messin në përbërje, pasi ai është lojtari më i mirë në histori”, tha Xavi.

Messit i skadon kontrata në qershor të vitit 2018 dhe, nëse nuk mbyllet zyrtarisht çështja e rinovimit të tij, atëherë argjentinasi në muajin janar do të jetë i lirë që të nisë bisedimet për transferimin e mundshëm në ndonjë skuadër tjetër.

Top Channel