Reali zgjedh Icardin, por Inter mund t’i rishikojë klauzolën

22/11/2017 11:25

Rritja e pabesueshme e Mauro Icardit, së bashku me një moment jo të mirë që po kalon Benzema, e ndoshta edhe shitja e mundshme e Gareth Bale, ka bindur Florentino Perezin që të hedhë sytë nga argjentinasi i Interit për të përforcuar Realin e Madridit.

Megjithëse mund të thuhet me bindje se zikaltrit nga Milano e konsiderojnë të pashitshëm “Maurito”-n, në kontratën e kapitenit zikaltër ekziston tashmë një klauzolë për prishjen e kontratës që vlen për transferimet jashtë Italie, që është 110 milionë euro e që skadon 20 korrikun e ardhshëm.

Kjo e bën Icardin të tentueshëm nga shumë klube të mëdha, përfshi Realin e Madridit, ndaj dhe klubi zikaltër dhe menaxherja e lojtarit, Wanda Nara, duket se po punojnë për të rishikuar klauzolën e prishjes së kontratës, pse jo për të përmirësuar edhe përfitimet ekonomike nëse do të vijojë të qëndrojë tek Interi.

FOTO GALERI
22/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA