Presidenti Ilir Meta theksoi se raportet e tij me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim mbi sjelljen e vet si kryetar i Republikës së Shqipërisë.

Në intervistën e dhënë programit “200” të “TV Alsat”, Meta u shpreh se që nga 24 korriku, kur mori detyrën e presidentit, për parti ka vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.

“Raportet politike me njëri-tjetrin kanë zero ndikim te sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti, që është Kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time, apo me raportet në të kaluarën me cilindo. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidatë më të mirë për të përfaqësuar opozitën”, tha Meta.

Shqipëria e ka zgjeruar rolin e saj në raportet rajonale, e kjo u pa qartë edhe me të ashtuquajturën “platforma e Tiranës”, gjë që bën që zhvillimet në vend të ndiqen me interes të shtuar edhe nga fqinjët.

Por sa ndikojnë mbi imazhin e saj skandalet, si ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafik narkotikësh?

Meta thotë se “ne nuk jemi i vetmi shtet, ku zyrtarë të lartë mund të dyshohen apo të akuzohen”. Kjo, sipas tij ndodh edhe në vende të tjera, jo vetëm të rajonit. Ndodh edhe në shtete shumë të konsoliduara të Bashkimit Europian. E rëndësishme megjithatë, thekson presidenti, është që drejtësia të funksionojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA