Projekti i FSHF-së: Gjithçka për fëmijët

22/11/2017 14:07

Në ambientet e “Hotel Tiranës” u zhvillua tryeza e bashkëbisedimit mes drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe prindërve e trajnerëve, në eventin “Gjithçka për fëmijët”.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe ambasadori i “Grassroots” për Shqipërinë, Lorik Cana.

Futbolli te fëmijët ishte tema e kësaj tryeze bashkëbisedimi të Federatës Shqiptare të Futbollit, që prezantoi edhe projektin e saj të ri “Grow”.

Presidenti Armand Duka tha në fjalën e tij se institucioni që ai drejton ka si priortitet zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të grupmoshës 7-9 vjeç. Ai theksoi se FSHF-ja do të krijojë një sistem licencimi për moshën 7-vjeçare.

Ndërsa ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana tha se një nismë e tillë do të mundësojë krijimin e një të ardhmeje të ndritur për fëmijët. Tryeza e bashkëbisedimit “Gjithçka për fëmijët” do të pasohet edhe me ngjarje të tjera dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel