Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Ajo është një lojë perfekte mes dy burrave për të njëjtën grua, me statuse te ndryshme sociale, por edhe personale ndaj saj. Njëri është bashkëshorti, e tjetri i dashuri.
Artan Imami dhe Indrit Çobani në skenë përfshihen nga një dialog intensiv sipas kryeveprës “Mashtrimi” të Anthony Shaffer, i ngjitur në Brodway, fitues i “Tony Award”, ekranizuar tre herë dhe kandidat për çmimin Oscar. Për herë të dytë si regjsor në karrierën e tij, Artan Imami ka këtë koncept regjisorial.
“Nëse Shafferi ka shkruajtur, ka parodizuar si të thuash marrëdhënien midis dy njerëzve ku konflikti seksual nuk është vetëm i tillë, por është edhe social, klasor. Dimensioni që i kam shtuar unë është që dy meshkuj fillojnë edhe harrojnë për cfarë objekti ishin duke u konfliktuar, dhe nuk ka fitues, ka edhe viktima”, thotë regjisori dhe aktori, Artan Imami.
Pjesë e Mashtrimit bëhet kushdo që sheh shfaqen, duke qenë se asnjëherë nuk është i sigurtë nëse personazhet janë pjesë e lojës, apo të vërtetë në veprimet e tyre. Artan Imamit edhe në intervistë i pëlqen të jetë pjesë e lojës kur pyetet për rrugëtimin e shfaqjes.
“Udhëtimin e ka duke nisur nga kjo e mërkurë, këtë javë dhe besoj edhe javën tjetër duke nisur nga e mërkura deri në të dielën dhe pastaj në disa qytetet kryesore të shqipërisë. Pastaj do jemi të ftuar në festivalin e Avinjonit, do nominohemi për OSCAR, për…. bëj shaka, nuk e di”, thotë ai.
Megjithatë nuk është shaka që ai ka qenë në Francë me shfaqen Lukrecia Borxhia, e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga Eric Vigner.
Top Channel