Lotito synon të blindojë edhe Igli Taren

22/11/2017 18:50

Tek Lazio nuk është vetëm kontrata e De Vrij një kontratë e vështirë për t’u rinovuar. Një tjetër elementi shumë të rëndësishëm të ekipit kryeqytetas, po i përfundon kontrata.

Bëhet fjalë për shqiptarin Igli Tare, të cilit në fund të qershorit 2018, i skadon edhe kontrata si Drejtor Sportiv i Lazios, ai është një nga njerëzit më të besuar të Lotitos, e pikërisht për këtë arsye ky i fundit nuk dëshiron që ta humbasë.

Edhe pse duhen disa muaj nga përfundimi i kontratës, Presidenti i Lazios ka nisur prej disa kohësh tratativar me shqiptarin për të gjetur gjuhën e përbashkët në mënyrë që të vijojnë bashkëpunimin.

E sipas mediave italiane, për Taren mund të vijë një tjetër kontratë 3-vjeçare, pas asaj të firmosur në 2015-ën.

Top Channel