Akuzat ndaj Google vijojnë, teksa së fundmi bëhet e ditur se në mënyrë sekrete gjurmon njerëzit, kundër dëshirës së tyre.
Kompania mbledh të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve të Android, edhe kur ata e kanë çaktivizuar shërbimin e vendndodhjes (Location). Ky në fakt është një zbulim shqetësues, që do të thotë se Google mund të dijë ekzaktësisht se ku ndodhesh dhe ku shkon dhe mundohet të fshehë këto informacione.
Madje, Google ju gjurmon edhe kur keni çaktivizuar vendndodhjen, ndaloni së përdoruri aplikacione apo edhe nëse hiqni kartën SIM nga celulari juaj, raporton Quartz.
Qysh në fillim të vitit, pajisjet Android me celular, apo lidhje Vvi-Fi ka mbledhur adresat e antenave të afërta celulare dhe kanë dërguar të dhëna tek Google.
Por kompania thotë se nisi të mbledhë kësi lloj të dhënash “për të siguruar shpejtësinë dhe performancën e dërgimit të mesazheve”, por nuk janë përdorur dhe nuk janë ruajtur kurrë.
“Në janar të këtij viti, ne nisëm të përdorim kodet Cell ID si një sinjal shtesë për të siguruar shpejtësi dhe performancë në dërgimin e mesazheve. Megjithatë ne nuk bashkangjitëm kurrë Cell ID në sistemin tonë të rrjetit të sinkronizimit, kështu që ato të dhëna shkatërroheshin menjëherë”, thotë një zëdhënës për Quartz.
Në fudn të nëntorit, pajisjet Android nuk do të dërgojnë më tek Google të dhënat e antenave celulare për këtë arsye, thotë kompania.
Top Channel