‘Triumph’ shkon në Londër, pyetje edhe për Lorik Canën

21/11/2017 16:38

Në Londër do të shfaqet për herë të parë dokumentari ‘Triumph’, dedikuar asaj çfarë ndodhi dhe çfarë solli ndeshja Serbi-Shqipëri, e 14 tetorit 2014.

Dokumentari do të shfaqet në kinemanë “The Prince Charles Cinema”, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të takojnë dhe t’i drejtojnë pyetje edhe ish-kapitenit, Lorik Cana.

Me regji të Kreshnik Jonuzit dhe Luftar Von Ramës, ky dokumentar sjell histori të ndryshme, duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, pas ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

88 minuta i gjatë ‘Triumph’ përfshin intervista e momente speciale, mbi futbollistët e kombëtares shqiptare. Ky dokumentar është shfaqur për herë të parë në Poloni, gjatë Festivalit të Filmit në Varshavë, më datat 19-21 tetor 2017.

Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të përdoren për përfundimin e postproduksionit të filmit dhe për Fondacionin “Lorik Cana 5”, shkruan Supersport.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA