Tare vlerësohet nga Tuttomercatoweb: Menaxheri më i mirë

21/11/2017 18:53

Pas një votimi të organizuar nga Tuttomercatoweb, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është vlerësuar si menaxhei më i mirë në Serie A.

Tare u shpall fitues me 34.99% të votave duke lënë pas menaxherë si Fassone i Milanit, Ausilio i Interit apo Marotta i Juventusit.

Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Tare e ndau këtë sukses edhe me trajnerin aktual të Lazios, Simone Inzaghin.

“Duhet t’i bëj komplimente të gjitha stafit tim. Me Simone Inzaghin punojmë bashkë që prej 12 vitesh. Ai u rrit te të rinjtë e Lazios dhe tani po aplikon një futboll shumë të bukur, duke marrë edhe rezultate të mira. Janë pikërisht rezultatet dhe loja e mirë, ato që nxjerrin në pah edhe punën time, ndaj dua të falënderoj edhe Inzaghin”, deklaroi për Tuttomercatoweb Igli Tare.

Top Channel