Rrëfehet Paulo Dybala: Ëndërroj të fitoj “Topin e Artë”

21/11/2017 12:56

Paulo Dybala e ëndërron fitoren e “Topit të Artë” në të ardhmen. Sulmuesi i Juventusit është rrëfyer në një intervistë të dhënë për revistën “France Football”, duke bërë një krahasim edhe me Neymar, një tjetër futbollist që e dëshiron me forcë këtë trofe individual aq të lakmuar.

“Një herë, teksa po flisja me miqtë e mi rreth një zjarri kampingu, shpreha dëshirën time për të fituar Topin e Artë, – tregon Dybala. – Por në këtë moment, ai që është më përpara në këtë pikë është Neymar. Ai është shumë pranë Messit e Ronaldos, për sa i përket nivelit të lojës. Unë duhet të punoj që të përmirësohem dhe të fitoj trofe”.

Dybala foli edhe për të ardhmen e tij te Juventusi, duke mos bërë asnjë premtim solemn për qëndrimin e tij të përjetshëm te “Zonja e vjetër”.

“Nuk e di nëse do të qëndroj përjetë te Juventusi”, pranoi argjentinasi Dybala, që në njëfarë mënyre konfirmoi atë që tha përpara disa muajsh Dani Alves, përpara se ai të linte bardhezinjtë për t’u transferuar te Paris Saint Germain.

Top Channel