Pas 76 vjetësh, këto ditë të ngrohta tetori,  ekipi i kërkimeve arkeologjike nënujore, i Institutit të Arkeologjisë nën drejtimin e arkeologut nënujor Adrian Anastasi, ka identifikuar dhe zbuluar piroskafin “Albano”.

Mbytur më 2 janar 1941, në 15 e 49 minuta në Gjirin e Durresit, “Albano” përfaqëson ndër anijet e para mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore në brigjet e Shqipërisë.

Një dokument i publikuar në vitin 1973, i cili flet për ngarkesën e Piroskafit si dhe jep një version tjetër të shkakut të mbytjes së tij, do të orientonte drejt kërkimet e rifilluara në muajin qershor nga Anastasi.

“Piroskafi “Albano”, i cili ka një histori sa tragjike aq edhe të mbuluar nga misteri i dokumenteve zyrtare. Është padyshim një zbulim i rëndësishëm. Një anije që unë për herë të parë e kam hasur që në 2008, por duke u ballafaquar me dokumentet e qëndrimit zyrtar të asaj pariudhe me atë çfarë unë kam konstatuar në këtë anije të mbutyr nuk korrespondonin. Ka qënë problem i vështirë për dy arsye. Momenti kur Piroskafi ka rënë në minë dhe është mbytur nuk korrespondon data ose pozicioni i përplasjes me minën me vendndodhjen aktuale”, thotë Anastasi.

Piroskafi “Albano”, i ndërtuar në vitin 1918 për llogari të kompanisë “San Marko”, i gjate 87 metra dhe i gjere rreth 13 metra, do t’i kalonte “Shoqerise Anonime të Lundrimit Adriatik” të Venecias  me destinacionin Adriatik- Stamboll- Deti i Zi, dhe në 22 nëntor 1940 do të sekuestohej nga Regjimi fashist Italian për tu vënë në shërbim të Marinës Mbretërore.

“Ka qënë pranvera e këtij viti kur mendova që kërkimin sa i përket dokumentacionit e orientoja ndryshe, domethënë ta bazoja mbi emrat e njerëzve që kishin humbur jetën gjatë këtij incidenti. Gjatë këtyre kërkimeve hasa në versione të reja qoftë sa i takon shkakut qofte edhe sa i takon ngarkesës. Dua të theksoj që në mënyrë absolute dokumentet zyrtare të asaj kohe nuk flasin për ngarkesë, pra që ka qënë bosh, ndërkohë që konkretisht ashtu siç thotë edhe burimi e thotë në mënyrë të qartë që ngarkesa ishte me armatim dhe kishte potencialitet të madh shpërthyes”, vijon arkeologu Anastasi.

Sipas dokumenteve të kohës, në 14 dhjetor 1940, piroskafi “Albano” niset nga Porti i Brindizit për në Vlorë së bashku me cisternën Strombo të shoqeruara nga Anija ushtarake Siluruese “Calatafimi” dhe Nëndetësja “Neghelli” deri në mbërritje në portin e Vlorës rreth orës 17.00 të po asaj dite.
“Albano” qëndronte në portin e Vlorës nga dt. 14 dhjetor 1940 deri në datën 02 janar 1941. Me të shkarkuar një pjesë të ngarkesës, bashku me piroskafin “Katerina” nisen në drejtim të Portit të Durrësit të shoqëruara nga Anija ushtarake Siluruese “Aretusa”.

Pas një lundrimi 9 orësh në det të trazuar me erë të fortë në hyrje të Gjirit të Durrësit, në Kepin e Lagjit, 10 milje larg Portit dëgjohet një shpërthim i fuqishëm dhe sipas versionit zyrtar të kohës, piroskafi “Albano” përplaset me një minë detare në krahun e saj të majtë, në mes të anijes, aty ku ndodhej depozita e qymyrit.

“Kur është folur për mbytjen e “Albano”-s thuhej se ka qënë 40 milje nga Vlora. Ose 10 milje larg portit të Durrësit. Në versionin zyrtar kur oficeri i pare merret në pyetje, ai nuk e përcakton se ku ndodhej. Ka një mospërputhje të momentit kur ndodh incidenti. Theksohet, përveç ngarkesës edhe mundësia e silurimit nga një anije angleze”, thotë Anastasi.

Sipas versionit zyrtar, mina i përkiste një linje mbrojtëse italiane dhe përplasja mund të ketë ndodhur si rezultat i kursit të gabuar të lundrimit ose mos njohja e saktë e pozicionit nga anija ushtarake “Aretusa”, e cila drejtonte lundrimin. Shpërthimi  në ekuipazhin me 35 pjestarë dhe 5 ushtarakë shkaktoi humbjen e 5 jetëve. Mbasditen e vone të datës 02 janar 1941, piroskafi “Albano” do të ndahej në dy pjesë dhe do të mbytej në Gjirin e Durrësit për tu zbuluar mbas 76 vitesh.

“Ne kishim që në prill që ishim në kontakt me Institutin dhe prof. Anastasin për verifikimin e objektit. Vështirësia ishte pamja, shikueshmëria që s’na lejonte të verifikonim pikat strategjike të objektit që ndodhej në thellësi. Shpërthimi ka shkaktuar ndarjen në dy pjesë dhe ndodhet në pozicion lundrimi dhe gjatë viteve është mbuluar nga balta dhe koralet dhe rrjetet e peshkarexhave”, thotë zhytësi Denis Nova.

“Nëse nuk provokohet, megjithëse nuk jam ekspert, anija nuk ka rrezikshmëri immediate, nëse di mënyrën se si t’i afrohesh dhe eksplorosh, megjithatë është e rrezikshme sepse anija ka qënë me predha dhe armatim të rëndë nëse nuk trajtohet me kujdesin e duhur”, thotë prof. Anastasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA