Denoncimet e qytetarëve, KPK: S’ndryshojnë vendimet e dhëna nga gjykatat

21/11/2017 22:03

Qytetarë të ndryshëm i janë drejtuar me ankesa të tyre për vendime të padrejta Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky komision, nisur nga numri i larte i shqetësimeve të ardhura në drejtim të tij, ka nxjerrë një deklaratë ku informon qytetarët se, ankesat e tyre do të vlejnë për vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por komisioni e sheh të arsyeshme të bëjë të ditur se vendimet gjyqësore nuk mund të rishqyrtohen. Por duke marrë në konsideratë informacionet e qytetarëve nëpërmjet formularit të denoncimit, komisioni do të hetojë mbi njerëzit e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA