Ai është lindur në Romë, por nga prindër me origjinë shqiptare. Quhet Rei Pullazi dhe ka nënshtetësi të dyfishtë, gjë që e ka lejuar të thirret nga Kombëtarja shqiptare e Basketbollit, në grumbullimin njëjavor që do të zhvillohet në Tiranë.
Grumbullimi i basketbollistëve bëhet përpara nisjes së grupit të parakualifikimit të “Eurobasket 2021” dhe përveç Pullazit, të grumbulluar nga kampionatet italiane të basketbollit janë edhe Klaudio Ndoja (Virtus Bologna), Franko Bushati (Basket Leonessa Brescia), Celis Taflaj (Viola Reggio Calabria), Franci Zeneli (Pol. Pontevecchio Bologna) dhe Michael Moser (Reggio Emilia).
Rei Pullazi aktivizohet aktualisht me ekipin Legnano Basket Knights, klub që i ka bërë komplimentet për grumbullimin me Kombëtaren shqiptare të Basketbollit.
Top Channel