Valencia, surpriza e La Ligës. Në fundjavë pret Barçën

20/11/2017 11:42

Valencia është ekipi që nuk po rresht së befasuari në La Liga. Ekipi nga “Mestalla” ruan ende diferencën prej 4 pikësh nga kryesuesit e Barcelonës, teksa siguruan fitoren e 8 radhazi në kampionat të dielën, kur mposhtën 2-0 Espanyolin.

Kondogbia dhe Santi Mina vulosën fatin e përballjes së javës së 12 të kampionatit spanjoll, me të besuarit e Marcelinos që nuk kanë shijuar ende humbjen në këtë sezon e kanë grumbulluar 30 pikë në 12 javë, 6 më shumë sesa Reali dhe Atletico që ndjekin nga pas.

Ndërkohë, këtë fundjavë në “Mestalla” do të jenë vizitorë më të mirët e La Ligës, Messi & Co.

Top Channel