Institucioni amerikan, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve ka miratuar ilaçin e parë dixhital për SHBA, i cili do të gjurmojë nëse pacienti i merr ilaçet.

I quajtur Abilify MyCite, bën fjalë për një sensor që pihet i cili komunikon nëse është pirë ilaçi nga pacienti. Më pas ajo transmeton të dhënat mjekësore në një aplikacion në smartphone ku pacienti vullnetarisht i kalon në një bazë të dhënash për doktorin e tij, apo persona të tjerë të autorizuar për ti parë. Abilify është një ilaç që trajton skizofreninë, çregullimet bipolare, dhe është një shtesë për trajtimin e depresionit.

Abilify MyCite ka një sensor me madhësinë e një kokërr rëre përbërë prej silikoni, bakri dhe magnezi. Kur sensori bie në kontakt me acidin e stomakut aktiviziohet një sinjal elektrik që kalon në mënyrë natyrale përmes trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA