Australi, 700 kg kokainë me jaht. Arrestohen 3 persona

18/11/2017 17:01

Një jaht ku fshihej as më pak e as më shumë, por të paktën gjysmëtoni kokainë është kapur nga autoritetet bregdetare jugperëndimore të Australisë, pranë Newcastle, ndërsa 3 persona janë arrestuar.

Policia ka publikuar edhe fotot e sasisë gjigante të lëndës narkotike, që do të kapte vlerën e 245 milionë dollarëve nëse do të hidhej në treg.

Mjeti lundrues është kapur në Toronto, pranë liqenit Macquarie, ditën e mërkurë, pas një hetimi ndërkombëtar për trafikun e narkotikëve përmes rrugëve detare.

Tre persona janë arrestuar dhe akuzuar për importimin e drogës, e pritet të dalin para Gjykatës së Newcastle ditën e enjte, ndërsa zyrtarë policorë të NSW-së, ata të policisë federale australiane dhe forcat kufitare do t’iu adresohen medieve pak më vonë në Sidnej.

Sasia e drogës peshonte rreth 700 kg, ndërsa identiteti apo kombësia e trafikantëve ende nuk bëhet i ditur.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA