Ferrari i Schumacher shitet në ankand për 6.4 mln euro

17/11/2017 13:54

Michael Schumacher ka qenë një artist në llojin e tij dhe vepra që ai ka bërë sigurisht që është ndër të rrallat, madje edhe ankandin e veprave të artit. Për herë të parë në historinë e ankandeve, organizuar nga grupi Sotheby është shitur një makinë e garave të Formula 1.

Në “Contemporary Art Evening Auction” u nxor në shitje makina Ferrari me të cilën piloti gjerman fitoi garën për Çmimin e Madh të Montekarlos në vitin 2001.

Pritshmëritë ishin që makina të shitej për vlerën e 4 ose 5 milionë eurove, por në fakt ankandi u mbyll për shifrën e 6.4 milionë eurove. Sotheby nënvijëzoi që kjo është hera e parë që një makinë garash me një vlerë dhe çmim të tillë përfshihet në një ankand të veprave të artit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA