Botërori i MMA, shqiptarët Doska dhe Hadribeaj medalje bronzi

17/11/2017 16:19

Shqipëria ka fituar dy medalje bronzi në kampionatin botëror të arteve marciale MMA, që u zhvillua në Bahrein. Florian Doskja dhe Ermal Hadribeaj ishin dy sportistët shqiptarë të arteve marciale mikse, ose MMA, që arritën në gjysmëfinale duke siguruar medaljet e bronzit.

Ermal Hadribeaj, në peshen deri në 70 kg, arriti në gjysmëfinale pas tre fitoresh. Ai mundi në ndeshjen e parë finlandezin Holapa, në të dytën sportistin nga Bahreini, Fikej dhe rivalin tjeter, çekun Tihota, ndërkohë në gjysëmfinale u mund me pikë nga amerikani Keathin Thomas.

Florian Doskja, për peshën 61 kg, pati rezultate edhe më spektakolare. Ai mundi në ndeshjen e parë italianin Alessandro Celadi, në të dytën kaloi britanikun Ben Miles, ndërsa në çerekfinale ia doli kundër brazilianit Karlos Veras. Pas një ndeshjeje të fortë, ai u mund me pikë në gjysmëfinale nga sportisti rus Gamzat Magomedov.

Doskja ka një karrierë të rëndësishme pasi ka fituar 7 ndeshje dhe ka humbur vetëm 2 deri tani në këtë kategori. Ai është numri 1 në Europë në këtë kategori peshe dhe i treti në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA