Atlasi i Florës së Shqipërisë nga Jani Vangjeli

17/11/2017 15:44

Të grumbullosh, përfshish dhe përpunosh informacione mbi mjedisin, biodiversitetin dhe bukuritë floristike, nuk është dhe aq e lehtë.

Por profesori i njohur Jani Vangjeli i’a ka dalë të sjellë disa libra e më i fundit prej tyre, flet për bimët e Shqipërisë.

Përmes një pune voluminoze, Vangjeli, sjell një panoramë të detajuar të bimësisë sonë. Libri u përurua para disa ditësh, mes shumë të pranishmëve; akademikë dhe ekspertë.

Bimët e shumëllojshme medicinale, por jo vetëm, janë resurse që natyra ia ka dhuruar gjithë territorit të Shqipërisë duke i kthyer hapësirat e gjelbërta në një amfiteatër natyral me plot surpriza.

Megjithatë, hera-herës, ekspertët kanë nënvizuar se disa prej bimëve janë drejt zhdukjes.

Akademiku Jani Vangjeli i ka klasifikuar ato në listën e kuqe. Ky numër është rezultat i relievit të shumëllojshëm që ka vendi ynë.

Për këto e të tjera, gazetari i Top Channel për emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, Valon Gashi ka zhvilluar një interviste me Profesor Vangjelin.

Top Channel