Armët kimike në Siri, Rusia bllokon hetimin në OKB

17/11/2017 10:05

Rusia i vuri veton një rezolute të këshillit të sigurimit që duhej të zgjaste hetimin ndërkombëtar për sulmet me armë kimike në Siri.

Kjo është hera e 10 që Moska përdor fuqinë e saj të vetos në OKB në mbështetje të aleatit të saj qëkur atje nisi lufta civile.

Mekanizmi i përbashkët hetues u krijua në vitin 2015 për të identifikuar ata që përdorin armë kimike dhe është misioni i vetëm zyrtar që heton përdorimin e armëve kimike në Siri.

Moska e kritikoi ashpër hetimin kur ai fajësoi qeverinë siriane për një sulm vdekjeprurës me gaz në qytetin Khan Sheikun në prill të këtij viti. Edhe vetë qeveria siriane mohon me këmbëngulje përdorimin e armëve kimike. Rusia akuzoi vendet perëndimore që sabotuan hetimin duke manipuluar rezultatin e tij vetëm pasi duan të sulmojnë qeverinë në damask.

Por ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley akuzoi Rusinë se po dëmton aftësinë e organizatës për të ndaluar sulme kimike në të ardhmen. Sumi në Khan Sheikun sheikun shkaktoi më shumë se 80 viktima dhe pasi SHBA akuzoi Sirinë për përdorimin e armëve kimike, presidenti trump urdhëroi bombardimin me raketa të një baze siriane në formë reprezalje.

Analistët thonë se ndalimi i hetimit, nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejtë në OKB, është një mesazh për regjimin e Asad që të vazhdojë të përdorë armët kimike pa pambajtur asnjë përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA