Surpriza e futbollistëve të Interit, për ditëlindjen e Eder (Video)

16/11/2017 01:13

Sulmuesi i Interit dhe kombëtares italiane, Eder festoi ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 31-të.

Ndonëse aspak në humor, për shkak të mos-kualifikimit të Italisë në botëror, Eder është përballur edhe me surprizën e futbollistëve zikaltër.

Kështu, të udhëhequr nga kapiteni Icardi, zikaltrit i kanë thyer vezë në kokë Ederit, si dhe i kanë hedhur miell, një traditë kjo tashmë në shumë klube futbolli. Eder është kapur i papërgatitur nga kjo surprizë, por duket se e ka marrë me sportivitet dhe ka falënderuar shokët e skuadrës.

Oggi è il compleanno del nostro “PAI” .. Tantissimi Auguri per i suoi 31 anni ???? #happybirthday #auguri #parabens @ederinho23 ?

Posted by Mauro Icardi on Wednesday, November 15, 2017

Top Channel