Siguria, Thaçi niset drejt Kanadasë

16/11/2017 15:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Kanada, ku do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, që do të mbahet në Halifax.

Krahas homologëve dhe përfaqësuesve të lartë, presidenti Thaçi do të jetë njëri ndër folësit kryesor në këtë Forum, i cili mbledh më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës, raporton Kosovapress.

Në kuadër të forumit, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.
Gjatë këtyre takimeve, presidenti do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së këtyre shteteve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Top Channel