Harroi ku e kishte parkuar, e gjen makinën pas…20 vitesh

16/11/2017 18:57

20 vite më parë, kur kancelar ishte i ndjeri Helmut Kohl dhe në kinema transmetohej “Titaniku”, një “harrakaq” nuk mbante mend ku kishte parkuar makinën e tij.

Një gjerman parkoi makinën e tij në një nga lagjet e Frankfurtit në vitin 1997 dhe u largua për punët e tij.

Por në kthim, e kishte të pamundur që të gjente garazhin ku e kishte parkuar mjetin dhe kur u pyet nga policia në atë kohë, e deklaroi makinën si të vjedhur.

20 vite më vonë, zona ku ishte parkuar makina do t’i nënshtrohej një rikonstruksioni dhe makina e lënë në garazh pengonte fadromat për ta shembur atë pjesë të ndërtesës.

Kompania e ndërtimit kontaktoi menjëherë policinë, e cila pasi bëri verifikimet e gjeti të zotin e automjetit, tashmë 76 vjeç dhe e ribashkoi atë me makinën e tij.

Sigurisht, koha kishte bërë të vetën dhe makina nuk ishte më në funksion, ndaj shkoi për skrap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA