ATP Tour, fitore për Thiem dhe Dimitrov

16/11/2017 16:04

Dominic Thiem mban gjallë shpresat për një kualifikim për në gjysmëfinale të ATP Tour Finals. Tenisti austriak fitoi në ndeshjen e tij të dytë të grupit Pete Sampras, ndaj Pablo Carreni Bustas, i cili zëvendësoi Rafael Nadal të tërhequr nga turneu pas disfatës me Goffin.

2-1 ishte rezultati i sfidës së fituar nga Thiem që tregon se ai vuajti jo pak në përballjen me tenistin spanjoll. Numri i 4 i botës fitoi setin e parë 6-3, por humbi të dytin me po të njëjtin rezultat 3-6. Në setin final ai arriti t’i imponohej Carreno Bustës duke e fituar atë 6-4 dhe krejt sfidën 2-1.

Në ndeshjen e tjetër të këtij grupi, Grigor Dimitrov fitoi ndaj David Goffin me rezultatin 2-0 dhe kualifikohet për në gjysmëfinale të ATP Tour Finals. Dimitrov e dominoi këtë përballje me tenistin belg i cili dukej i pafuqishëm në fushën e lojës duke i mbyllur setet 6-0 dhe 6-2 pas vetëm 74 minutash lojë.

Top Channel