Një “Botëror” me të eliminuarat

15/11/2017 13:05

Botërori i vitit të ardhshëm në Rusi nuk do të ketë disa prej skuadrave me peshë dhe me vlerë të këtij sporti dhe në SHBA është bërë propozimi që të zhvillohet një turne veror me këto ekipe.

Ftesa për një turne të tillë i ka shkuar Italisë, Holandës, Kilit dhe Ganës si për t’i ngushëlluar ato. ideja është që ky turne të jetë i karakterit miqësor dhe të luhet pikërisht në periudhën e Botërorit të Rusisë

Herën e fundit që Holanda dhe Gana i munguan një Botërori ka qenë në vitin 2002, ndërsa Kili që nga viti 2006, ka qenë i pranishëm në këtë eveniment. SHBA nuk dështonin në tentativën e tyre për t’u kualifikuar në një Kupë Bote që nga 1986, ndërkohë që Italia duhet të kthehet 60 vjet prapa në kohë për të parë mungesën e saj në një Botëror.

Top Channel