Një Botë e dytë?! Zbulohet planeti i ngjashëm me Tokën
15/11/2017 13:55
Një planet me të njëjtat përmasa me Tokën, e me të njëjtën temperaturë mbi sipërfaqe mund të jetë vendbanimi më i afërt i njohur ku mund të ketë jetë, apo të plotësojë kushtet për jetë.
Ky është përfundimi i një studimi të ri, sipas të cilit bota e re e zbuluar, e quajtur Ross 128b, u identifikua në orbitën e një ylli xhuxh 11 vite dritë nga toka.
Çka do të thotë që me teknologjinë aktuale do të të nevojiteshin të paktën 141,000 vite për të mbërritur atje.
Pavarësisht se ndodhet 11 vite dritë larg, ky planet po lëviz drejt nesh dhe pritet që të bëhet edhe fqinji më i afërt me “vetëm” 79 mijë vite larg.
Top Channel