Maradona kërkon të rikthehet në stolin e Argjentinës

15/11/2017 15:15

Humbja 4-2 në miqësoren me Nigerinë tregon edhe njëherë momentin jo shumë të mirë të Argjentinës edhe pse u kualifikua për në Botërorin e Rusisë

Është një situatë që do të kërkohet edhe nga Diego Armando Maradona, i cili mesa duket dëshiron të ulet sërish në stolin e 2 herë Kampionëve të Botës.

‘Le të nxjerrim përfundimet. Kush ka fituar më shumë?’ -është mësuar të ketë thënë El Pibe De Oro-‘Jam i tronditur se është zvogëluar prestigji ynë, por nuk mund të kritikoj futbollistet. Dua të kthehem’, deklaroi Maradona.

Top Channel