Superkompjuterat, Kina lë pas SHBA-në
14/11/2017 17:25
Kina ka zbritur nga froni Shtetet e Bashkuara sa u takon “superkompjuterave”.
Bëhet fjalë për sisteme të mëdha dhe të kushtueshëm të përbërë nga qindra procesorë të fuqishëm të ndërtuar posaçërisht për studime në fusha të ndryshme, që nga studimi i klimës, simulimet bërthamore, parashikimi i motit e të tjera.
Kina zotëron plot 202 kompjutera të tillë, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara me 143, Japoninë me 35 dhe Gjermaninë me 20 të tillë.
Kjo e thënë, e publikuar nga “Top500” konfirmon rritjen e interesit të Kinës në fusha kërkimore dhe shkencore, ku investon 20 përqind të totalit global.
Top Channel