Rikthimi i Reshat Arbanës, sërish në skenë pas shumë vitesh

14/11/2017 14:53

Salla e teatrit “Skampa” në Elbasan nuk e nxë të gjithë publikun që shfaqet në dyert e tij çdo mbrëmje për të ndjekur rikthimin ne skene pas shume vitesh të aktorit Reshat Arbana.

Arbana vjen ne rolin e një babai, në një krijim me të njëjtin titull të komedianit francez Florian Zeller dhe regji të Spiro Dunit.

Ai interpreton një baba, i cili nga shtyllë dhe imazhi i një familje, për shkak të sëmundjes shndërrohet në barrë për të bijën. Familja vendos ditët e fundit t’i kalojë në azil.

Për drejtuesit e teatrit “Skampa” , vënia në skenë e komedisë së zezë ishte një sukses i papritur. Çdo ditë u duhet të kthejnë qindra qytetarë pasi biletat shiten jashtë çdo parashikimi. Babai do te shfaqet deri me 19 nëntor

Top Channel