Mustafaj: Shkrimtari është egoist, por kritikët mungojnë

14/11/2017 18:15

Besnik Mustafaj zbriti si shkrimtar në Pasdite në Top Channel këtë të martë, ku u rrëfye për letërsinë shqipe.

Ai thotë se letërsia është në ditë të vështira.

“Shkrimtari asnjëherë nuk e pëlqen kritikën. Shkrimtari është egoist. Shkrimtari mendon se është i mirë, i pëlqen vetja dhe nuk ka asnjëherë marrëdhënie të mirë me kritikën”, deklaron ai.

Por, jo gjithmonë “kritika ka të drejtë”.

“Kritika më lë një vrragë që e bën punën e vet në mendjen time më pas, por problemi kryesor i letërsisë shqipe nuk është pse shkrimtarët reagojnë keq ndaj kritikës, por sepse mungojnë kritikët e mirë”, thotë ai.

Disa prej veprave të Mustafajt janë përkthyer në më shumë se 10 gjuhë të ndryshme.

“Pas Ismail Kadaresë jam shkrimtari më i përkthyer në gjuhë të ndryshme. Librat e mi janë përkthyer që në 1992, isha vetëm 33 vjeç në atë kohë”, deklaron shkrimtari.

Top Channel