Beti Njuma nuk lexon vetëm lajme… por dhe përralla

14/11/2017 11:35

Beti Njuma ka qënë e ftuar sot në Wake Up, për librin e saj më të fundit të përkthyer. “Matilda” e autorit Roald Dahl është një ndër 30 librat për fëmijë më të shitur të gjithë kohërave.

Ka fituar 5 çmime ndërkombëtare dhe është përkthyer në 59 gjuhë të botës, së fundmi edhe në shqip nga gazetarja dhe përkthyesja Beti Njuma.

Është pështatur për film, teatër dhe musical nga produksione të rëndësishme. Sipas një zondazhi të “The Guardian” Matilda është shpallur heroina e preferuar e fëmijëve britanikë. Ndërsa ka folur për librin dhe përkthimet e saj, Beti nuk i ka shpëtuar edhe leximit të përrallave për fëmijë sipas stilit modern të Wake Up.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA