WikiLeaks u përpoq që të emëronte Julian Assange si ambasador të Australisë në SHBA pas zgjedhjes së Donald Trump.
Kështu zbulohet nga rrjedhjet e reja të korrespondëncës private nga rrethi Trump. Revista Atlantci raportoi se Donadl Trump i riu, djali i presidentit, ishte në kontakt me Wikileaks përmes “Twitter”-it gjatë fazave finale të zgjedhjeve të 2016-s.
Kopje të kësaj korrespondence ju dhanë kongresit nga Trump i riu, por tashmë ato janë bërë publike. Në korrespondencë zbulohet se Wikileaks dhe Trump i riu kërkojnë informacione nga njëri tjetri, madje arriti deri aty sa Wikileaks sugjeroi që presidenti Trump t’i kërkojë Australisë të emërojë ambasador Assangen.
Wikileaks madje shkon aq lart saqë sugjeron edhe fjalët që Trump duhet të thotë: “Assange është një person i zgjuar dhe i fortë dhe australiani më i famshëm. Wikileaks pranon se Australia s’do ta bënte kurrë këtë, por do të ishte një sinjal i mirë për këtë vend, si dhe Britaninë e Suedinë që të mos shtrembërojë ligjin për të kënaqur klanin Clinton. Wikileaks gjithashtu i kërkoi Trump Junior që të publikojë përmes tyre taksat e babait të tij. Megjithëse shumica e komunikimit u bë nga Wikileaks dhe Trump i riu u përgjigj vetëm tre herë e mjaft mjegullt, korrespondenca ndodhi në një moment mjaft të ndjeshëm, pak muaj para zgjedhjeve dhe kur Wikileaks publikoi emale e figurave demokrate.
Duket se kjo rrjedhje e fundit informacioni nuk i ka pëlqyer Julian Assange, mbase sepse s’është bërë nga ai. Themeluesi i Wikileaks, i cili që prej 2012s është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, tha se nuk e konfirmoi dot shkëmbimin e mesazheve me djalin e presidentit dhe se historia e publikuar nga Atlantic ishte redaktuar dhe jo në kontekst të plotë.
Top Channel