Në vitin 1996 Charles O’Rear ishte duke udhëtuar për t’u kthyer në shtëpi, kur një pamje i vrau sytë dhe si fotograf profesionist nuk ngurroi.

Ai e dokumentoi menjëherë imazhin; një kodër krejtësisht jeshile dhe një qiell i blu mbi rajonin Sonoma të Kalifornisë.

Fotoja origjinale u ble në vitin 2000 nga Microsoft dhe kaq mjaftoi që ajo të shndërrohej në imazhin ikonik të sistemit Windows XP, sistemi më jetëgjatë i kompanisë së Bill Gates.

Por që prej shkrepjes së kësaj fotoje kanë kaluar dy dekada dhe të shumtë janë kureshtarët që ndoshta duan të dinë se si ka ndryshuar.

Sot, kodra e famshme është vazhdon të jetë jeshile, por këtë herë nga rrënjet e vreshtit që është mbjellë prej disa kohësh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA